Lamtumirë Real, Pepe transferohet në Serie A

Pepe pritet t’i bashkohet Interit në fund të sezonit.

Real Madrid dhe Pepe do të ndahen në fund të këtij sezoni. Portugali ka kontratë me Los Blancos deri në fund të sezonit, dhe nuk do të vazhdoj kontratën.

Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, ish anëtari i Portos pritet t’i bashkohet skuadrës së Interit si lojtar i lirë.

Pepe ka pasur oferta të majme nga disa skuadra kineze, por ka vendosur që të mbetet pjesë e futbollit evropian.

Kurse, Zinedine Zidane, në konferencën për media para ndeshjes me Sevillan, nuk e ka mohuar, por as nuk e ka pohuar largimin e Pepes në fund të sezonit.

„Karriera e Pepes ka qenë e madhe, spektakolare në këtë klub. Ai ka qenë këtu për 10 vjet, ku ai ka bërë gjëra fantastike. Por, nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm me të”, ka deklaruar Zidane.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply