Zidane flet për titullin

Zinedine Zidane e di se Real Madridi është afër titullit të kampionit, por thotë se duhet të fokusohen në ndeshjet e mbetura, që i quan si finale.

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur 4:1 Sevillan.

Reali tani ka edhe dy ndeshje të mbetura (Celta Vigo – Malaga) dhe për t’u shpallur kampion, iu duhen vetëm edhe katër pikë nga gjashtë të mundshme.

“Titulli është ende larg. Në Spanjë asnjëherë nuk është e lehtë. Kemi edhe dy finale”, tha Zidane.

“Do të sigurohemi që të mos dështojmë në sfidën e fundit dhe të vazhdojmë me këtë formë të mirë”, shtoi ai.

“Mendoj se kjo është një fitore e merituar. Kemi bërë paraqitje të mirë dhe Navas gjithashtu ka bërë disa pritje“, u shpreh më tej Zizu.

„Me zëvendësimet që bëmë në pjesën e dytë, ndryshoi loja dhe bëmë paraqitje shumë më të mirë”, theksoi mes tjerash trajneri francez.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply