Juventusi fiton Kupën e Italisë

Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2:0 Lazion në finale të Kupës së Italisë, për ta rrëmbyer trofeun e parë për këtë sezon, që synojnë tripletën.

Dy golat Juve i shënoi në pjesën e parë, përmes dy mbrojtësve, Daniel Alves (12’) dhe Leonardo Bonucci (25’).

Për Lazion mbrojti Thomas Strakosha dhe rezultati mund të ishte më i thellë, por portieri i Kombëtares bëri pritje fantastike gjatë gjithë takimit.

Pas këtij triumfi, Juve tani është afër të fitojë edhe Scudeton, derisa është në finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply