Vetëvendosje ka dy kushte për LDK-në

Një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes ka deklaruar se kjo parti pranon të bashkëpunojë me LDK-në dhe AKR-në nëse këto dy parti pranojnë programin e saj.

Gjatë ditës sot u diskutua se partitë po kërkojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim në mënyrë që t’i kundërpërgjigjen koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Ne do të pranonim të hynim në listë të përbashkët me LDK-në e AKR-në nëse e pranojnë programin tonë”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Vetëvendosjes për televizionin Kohavision.

Mësohet se Vetëvendosje ka kërkuar edhe postin e kryeministrit në mënyrë që të futen në një listë të përbashkët.

I hapur për bashkëpunim është shfaqur edhe Bajram Gecaj nga LDK-ja. Ai ka thënë se PDK-AAK-Nisma nuk duhet të udhëheqin vendin.

“Nuk duam të lejojmë që të ngadhënjejë ky koalicion sepse shoh terr për Kosovën”, ka thënë ai. “Jam cilësuar si kritikuesi më i madh i tyre, por nuk kam thënë kurrë se kemi vija të kuqe me Vetëvendosjen”.

Be the first to comment

Leave a Reply