Bombë nga Italia: Interi mund ta transferojë Ronaldon, por UEFA nuk e lejon (Foto)

Piero Ausilio beson se në një të ardhme të afërt, Interi do të rikthehet në maje të futbollit evropian.

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të ishte i arritshëm për italianët për shkak të çmimit të lartë, por një marrëveshje me yllin e Real Madridit është e paarritshme për shkak të Fai-Play financiar.

Sulmuesi portugez është katër herë fitues i Topit të Artë dhe një ndër lojtarët më me vlerë në histori të futbollit.

Ausilo ka bërë të ditur se Suning Group, janë në gjendje të thyejnë rekord në transferime, por kjo nuk mund të bëhet për shkak të rregullave.

“Pronarët e rinj mund të blejnë lojtarë me famë botërore, siç është Cristiano Ronaldo, por e vërteta është se nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të Fair Play financiar”, tha Ausilio.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply