Deri nesër vendoset për Vjosa Osmanin, Kryesia ka në dorë ‘fatin’ e saj

Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhje ku është diskutuar për kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend.

Pas kësaj mbledhje nuk u dhanë detaje, por gjatë gjithë ditës u përfol shumëçka për emrat që mund të ketë hakmarrje ndaj tyre, raporton Periskopi

Avdullah Hoti e Agim Veliu në fund të mbledhjes thanë se listën e kanë por deri të premten do e finalizojnë.

Periskopi.com merr vesh se kjo listë kishte 78 emra, e prej tyre vetëm 72 do të jenë në listën finale.

Në këtë listë mësohet se emri i figuron edhe Vjosa Osmanit.

Atë e ka propozuar dega në Prishtinë. Por, fati i saj është në dorë të Kryesisë së LDK-së.

Kryesia mbetet të vendos deri nesër, e premte, se kush janë 6 emrat që do largohen nga lista, raporton periskopi

Ndërkohë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë se të gjithë ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së që i takojnë Legjistraturës së VIII-të do të jenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie, përveç atyre që nuk janë propozuar nga degët e LDK-së.

“Të gjithë ata që kanë ardh me propozime të degëve të gjithë janë. Ata që nuk kanë marrë propozim nga degët nuk ka rregull që mundet me u propozu në një nivel tjetër, ata kanë çështje vetëm me degët e tyre”, tha ai.

E një nga ish-deputetët që nuk ka marrë propozimin e kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan është Fatmir Rexhepi, pastaj është Adem Salihaj, SHpejtim Bulliqi e edhe Hatim Baxhaku./ Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply