‘Është shumë e lehtë të luash me Ronaldon’

Isco Alarcon ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, me të cilin ka thënë se është shumë e lehtë të luash

Ylli i Real Madridit, Isco është duke shkëlqyer në ndeshjet e fundit, ku po dhuron asistime dhe po shënon gola.

Një mbrëmje të mirë e kishte edhe ndaj Celta Vigos, ku asistoi dy herë për Cristiano Ronaldon në fitoren 4:1.

Spanjolli tregon se është shumë e lehtë të luash me portugezin, pasi krejt çka duhet është t’ia pasoni topin afër zonës së rreptësisë.

“Është shumë e lehtë të kuptohesh me Ronaldon. Krejt çka duhet të bëni është t’ia pasoni topin afër zonës dhe ai pastaj bën pjesën tjetër”, tha Isco për faqen e Realit.

Kujtojmë se Ronaldo në tetë ndeshjet e fundit për Realin ka shënuar 13 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë që nga muaji prill.

Be the first to comment

Leave a Reply