Flet Shpejtim Bulliqi: Si m’u hakmor Agim Veliu

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, nuk e ka përfshirë në listë për kandidatë për deputet, Shpejtim Bulliqin, ish deputet i kësja partie në legjislaturen e kaluar.

Kjo pasi emri i tij nuk është propozuar nga dega e LDK-së në Podujevë.

Bulliqi këtë veprim të degës së LDK-së e quan hakmarrje të Agim veliut ndaj tij. Veliu është kryetar i degës së LDK-së në Podujevë.

“Unë isha pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe aty është vendosur që unë të jem jashtë listës zgjedhore. Kjo është kryekëput një hakmarrje ndaj meje nga ana e Agim Veliut, pasi që unë e kam kundërshtuar Demarkacionin dhe nuk e kam votuar Thaçin për President”, tha Bulliqi për Gazeta Blic

” Unë do të vazhdoj punën time në LDK pavarësisht këtij vendimi, sepse nëse tërhiqem vetëm sa do të ju jap më shumë hapësirë uzurpatorëve si Agim Veliu, që të bëjnë kësi veprime që e dëmtojnë LDK-në”, tha ai, duke shtuar se do të bëjë të pamundurën që përmes punës së tij të zellshme të arrijë të largojë nga partia figura te padijshme.

Sipas Bulliqit, këto figur,  për një interes të ngushtë janë në gjendje të sakrifikojnë edhe integritetin e shtetit.

Në anën tjetër pas përfundimit të kësaj mbledhje të KP të LDK-së, është Agim Veliu nënkryetar i kësaj partie i cili tha se nuk do të largohet nga lista për deputet asnjë ish-deputet .Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor.

Be the first to comment

Leave a Reply