Goli i Shaqirit më i miri te Stoke City (Video)

Xherdan Shaqiri ka fituar çmimin për golin më të bukur të vitit te skuadra e Stoke Cityt.

Ishte goli i tij i jashtëzakonshëm ndaj Hull Cityt që u zgjodh më i miri për këtë sezon te Stoke City, transmeton Koha.net. Për këtë ai ka thënë se është shumë krenar.

“Janë shënuar disa gola shumë të bukur këtë sezon. Ky gol ishte vërtetë shumë shumë i bukur. Jam krenar që kam fituar këtë çmim. Është gjithmonë mirë si një futbollist profesionist të arrish diçka. Ishin disa gola të bukur por mendoj se ai i duhuri fitoi”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Ky është goli i tij ndaj Hullit.

Be the first to comment

Leave a Reply