Llorente konfirmon transferimin e ri të Realit (Foto)

Theo Hernandez është lojtari më i ri i Real Madridit.

Raportimet në mediat spanjolle se Theo Hernandez do ta luajë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm dhe se ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Los Blancos”, i ka konfirmuar edhe Marcos Llorent

Marcos Llorente, i cili është i huazuar nga Real Madridi te Alaves, ashtu si Theo Hernandez nga Atletico Madridi, ka konfirmuar se 19 vjeçari është lojtari më i ri i Realit.

“Theo Hernandez? Jam i sigurt se Theo do të jetë shumë i lumtur dhe do të triumfojë në Real Madrid”, u përgjigj Llorente.

Ai foli edhe për rikthimin e tij në Madrid, i cili ëndërron ta vesh sërish fanellën e Los Blancos.

“Nuk kam thënë asgjë për të ardhmen time por është e qartë që ëndrra ime është të luaj për Real Madridin”, shtoi Llorente.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply