Milani mendon për Zabaletan

Milani është bashkuar me Romën dhe West Ham Unitedin në garën për mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt, Pablo Zabaleta.

32-vjeçari argjentinas është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me skuadrën angleze është lejuar të skadojë.

Ai tashmë është lidhur shumë me një lëvizje në West Ham ose Romë, por një opsion i ri për të sapo është shfaqur.

Sipas gazetës Il Quotidiano Sportivo, Milani është i interesuar për nënshkrimin e Zabaletas për sezonin e ardhshëm

Zabaleta nuk ka luajtur kurrë më parë në Itali, duke kaluar karrierën e tij në San Lorenzo, Espanyol dhe që nga viti 2008 te Manchester City.

Këtë sezon ai kontribuoi me dy gola dhe dy asistime në 32 ndeshje konkurse për skuadrën e Pep Guardiolas.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply