Mustafa: Nuk diskutohet kandidatura e Hotit për kryeministër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se për kandidaturën e tij nuk do të diskutohet.

I pyetur për mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, Mustafa la të kuptohet se nuk do të ketë marrëveshje të tillë për lënien e pozitës së kryeministrit për partitë tjera.

Kryetari i LDK-së tha se sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm ku do të diskutohen për emrat që do të futen në listë.

“Proceset tjera pasi të bëhen zgjedhjet mbeten të hapura. Në këtë proces e kemi koalicionin e deritashëm”, tha Mustafa në konferencën për media të LDK-së ku u prezantua aderimi i Lumir Abdixhikut.

Mustafa lidhur me përjashtimin e Shpejtim Bulliqit nga lista për deputetë tha se nuk është e vërtetë përjashtimi i tij dhe se për listën me emrat e kandidatëve të LDK-së për deputetë vendos Këshilli i Përgjithshëm.

Be the first to comment

Leave a Reply