Rugovasit i çojnë një porosi, Ramush Haradinajt (Video)

Rugovasit besojnë se kanë humbur territor me vijën e re të demarkacionit me Malin e Zi. Kundërshtimin e tyre e përfaqësonte Ramush Haradinaj.

Por ata besojnë se ai nuk do të ndryshojë qëndrim edhe pas kalimit të tij në koalicion me PDK-në.

Banorët e kësaj  ane besojnë se ai nuk do të ndryshojë qëndrim, pasi në të kundërtën do të ishte katastrofale.

Ata thonë se mirë ka bërë Haradinaj që ka hyrë bashkë me PDK-në, por në rast se do të heq dorë nga demarkacioni, ata as nuk duan që as ta besonin.

Rugovasit janë të bindur se ky veprim politik nuk do t’ia ndryshojë mendjen Ramush Haradinajt rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Nga atje , ata i dërgojnë edhe porosi ish gjeneralit të zonës së Dukagjinit.

Be the first to comment

Leave a Reply