Sekseri që mori mijëra euro për mbyllje hetimesh, shok i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa (Foto/Video)

Për të mbyllur një hetim, Rrahim Hashimi, sekser i Policisë së Kosovës, ka kërkuar ryshfet 100 mijë euro nga familjarë të zyrtarëve të akuzuar të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci, raporton KTV.

Madje kjo u dokumentu edhe me video ku Rrahim Hashimi shihet duke marrë paratë nga familjarët. Ky incizim është bërë në një zyrë në hotelin ‘Grand’, më 7 dhjetor të vitit të kaluar, kur Rrahim Hashimi kishte pritur dy familjarë të dy drejtuesve të organizatës.

E shok i mirë me Hashimin është ish deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa. Kjo dëshmohet me fotografi ku Beqa shihet në shoqërimin e tij. E si duket ata janë mjaft të afërt pasiqë Hajdar Beqa shihet që përveç në kafe, ai edhe darkon me Hashimin.

Mirëpo Hashimi, sipas një postimi që pati bërë më parë, është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. /Periskopi/

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply