SHBA-të tregojnë se me çfarë liderësh duan të bashkëpunojnë në Ballkan

Hot Brian Yee, Zëvendës i Ndihmës së Sekretarit Amerikan të Shtetit porositi se liderët e Kosovës duhet të punojnë bashkë që qytetarët të ecin drejt integrimeve dhe anëtarësimit në NATO.

“Është punë dhe detyrë e liderëve politikë që të bindin qytetarët, e të  lihen anash dallimet”, tha Yee, në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Por ai tërhoqi vërejtjen se në rastin e Kosovës, duket se nuk ka pasur lidership të fortë.

“Nuk ka pasur lidership të fortë dhe më duket se nuk ka marrëveshje nacionale si për demarkacionin. Kjo marrëveshje duhet të kalojë që vendit t’i hiqen vizat”, tha diplomati i lartë amerikan.

I pyetur nëse për çështjen e kufirit ndaj Kosovës po përdoren standarde të dyfishta pasi telashe me kufijtë kanë edhe vendet e tjera se Mali i Zi me Kroacinë e Kroacia me Serbinë e Slloveninë,  pro të cilat nuk janë bllokuar në këtë mënyrë, Yee  e arsyetoi në këtë mënyrë.

” ka shumë vend enë Evropë e madje edhe në Amerikën veriore si në SHBA që kanë probleme me kufijtë. Por me rëndësi është që ato probleme të zgjidhen. Por ato vende që ju përmendet kanë gjetur mënyra për të tejkaluar këto çështje duke mos bllokuar njëra-tjetrën”.

“Ajo që ka ndodhur me Kosovën, është se Qeveria ka marrë vendime dhe ai duhet zbatuar”.

Sipas tij, një faktor tjetër është edhe ai kohë. “Shikoni, me kalimin e kohës standardet ndryshojnë”.

Ai tha se SHBA-të dëshirojnë të punojnë me liderë të fortë, por jo me autokratë apo diktatorë, por me liderë të fortë që punojnë në përputhje me ligjin e që janë të zotë të marrin vendime.

“Asnjë lideri në Ballkan, nuk i jepet ‘cek i bardhë’”, tha ai.

Yee e pranoi se ndikimi rus në rajon është rritur, por tha se e mira është që qeveritë  e kanë kuptuar dhe kanë marrë masat e nevojshme./Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply