Skuadra e Premierligës e shkarkoi trajnerin sepse nuk dinte të fliste Anglisht (Foto)

Skuadra nga Premierliga, Watford ka njoftuar se trajneri italian, Walter Mazzarri, do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të këtij sezoni

Lajmi ishte bëri i ditur dje, por sot mediat angleze tregojnë arsyen e vërtetë të largimit të Mazzarrit nga Watfordi.

Besohet se arsye për këtë largim ka qenë se trajneri italian nuk ka ditur të flas anglisht dhe kjo ia ka pamundësuar që të komunikojë si duhet me lojtarët e tij.

“U shkarkua sepse nuk dinte të fliste anglisht”, shkruhej në ballinën e Mirror.

Ish trajneri i Interit, Napolit dhe Sampdorias e kishte marrë drejtimin e Watfordi në verën e vitit të kaluar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply