Vetëvendosje qartëson gjithçka për koalicionin me LDK’në, ky është vendimi

Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri thotë se Lëvizja Vetëvendosje po tregon se është më e qëndrueshmja në skenën politike të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se VV ka qenë ‘zemërgjerë’ për bashkëpunim me partitë politike, por jo atëherë kur interesi personale i individëve është ngritur mbi interesin e Republikës së Kosovës.

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe konsistenca që po tregon Vetëvendosje, na bëjnë partinë më të besuar në Kosovë. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen betejës për ndryshim, jemi të gatshëm t’i presim dhe të flasim”, ka thënë Ymeri.

“Kemi qenë zemërgjerë në kohën e VLAN’it por LDK, iku. Kemi qenë zemërgjerë gjatë kohës së VAN’it, por AAK, iku”, ka thënë Ymeri.

Ai thotë se VV përballë ka njerëz që duan vetëm pushtet. Ne jemi superstruktura e vendosur mbi Republikën, ata janë infrastruktura e ambicieve personale”, tha Ymeri.

“Koalicionet e natës, janë koalicione paniku”, tha Ymeri/Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply