Arbana Xharra rrëfen se si u sulmua të premten pas mesnate (Video)

Aderimi i Arbana Xharres në Partinë Demokratike, në mes gjithë inkuadrimeve ishte më i përfoluri.

Xharra me paraqitjen e saj krah kreut të PDK’së Kadri Veselit u bë temë diskutimi i secilit. Dy ditë pas aderimit, Xharra u sulmua mesnatën e së premtes fizikisht në garazhin e banesës së saj.

Ajo ka shpjeguar në detaje të gjithë ngjarjen, duke treguar nëse fillimisht ishte përcjellë nga ndonjë i dyshuar.

Xharra ka treguar se kur ishte nisur nga Shqipëria, kur kishte qenë e ftuar në një emision të drejtpërdrejtë, ndërsa ka bërë të ditur se më kishte ardhur deri në Prishtinë.

Ish-gazetarja në emisionin Komiteti për herë të parë ka rrëfyer se si ishte sulmuar, nëse i kishte parë sulmuesit dhe si kishte arritur më pas të kontaktonte dikë për ta dërguar në spital.

Ajo ka shpjeguar se cili ishte qëllimi i sulmuesve, çfarë kishin tentuar të bënin ata dhe ka treguar se ku ka marrë lëndime.

Xharra ka folur edhe për reagimin e familjes, kur u njoftuan për sulmin ndaj saj dhe ka treguar se çfarë u kishte thënë fëmijëve të saj, kur i kishin parë shenjat në trup.

Be the first to comment

Leave a Reply