Dastid Pallaska ka një parashikim të keq për AAK’n dhe AKR’n që bënë koalicion me partitë e mëdha

Avokati Dastid Pallaska shpjegon në detaje se si partitë e vogla që hynë në koalicione me PDK-në dhe LDK-në do të ‘digjen’ keq.

Ai shpjegon se kandidatëve të AAK-së dhe AKR-së do u duhet të kenë shumë më shumë vota se dikur për tu bërë deputet.

Sipas tij, rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultojë në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Thotë se numri i partive të mëdha mund të rritet ndërsa tregon çfarë mund të bëjnë partitë e vogla për të mos u dëmtuar, transmeton Periskopi

Shkrimi i plotë:

Kundër-efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla

Në përpjekje për të arsyetuar koalicionet parazgjedhore me rivalët politikë të deri djeshëm, partitë e vogla u krenuan me sukseset e negociatave të minutave të fundit.

AAK tregoi se si ka “gjunjëzuar” PDK-në duke i marrë – krahas pozitës së Kryeministrit – edhe 50% të listës zgjedhore. AKR, në anën tjetër, me mburrje njoftoj se do të përfaqësohet në listën zgjedhore të koalicionit me 30% të kandidatëve.

Përderisa përqindjet e lartpërmendura janë impresive, partive të vogla duket se iu ka ikur një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm në matematikën e zgjedhjes së deputetëve nga listat e koalicioneve parazgjedhore.

Rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultoj në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2014 një kandidati të AAK-së i nevojiteshin rreth 5,600 vota për tu zgjedhur deputet, ky prag do të rritet konsiderueshëm kur kandidatët e AAK-së konkurrojnë brenda një liste zgjedhore me kandidatët e PDK-së, të cilët do të marrin më shumë vota vetëm për shkak se partia e tyre në total ka më shumë vota se AAK.

Mbi këtë supozim, është e qartë se në legjislaturën e ardhshme numri i deputetëve të partive të mëdha mund të rritet përtej fuqisë së tyre reale, gjithnjë në dëm të partnerëve të tyre të vegjël.

E vetmja mënyrë për ta minimizuar këtë dëm është nëse partitë e vogla e koncentrojnë votën në një numër të caktuar të kandidatëve. / Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply