Flet Nait Hasani, tregon nëse PDK iu hakmor apo e futi sërish në listë

Përpos Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës asnjë parti tjetër ende nuk ka bërë publik emrat e kandidatëve të cilët do të jenë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe deri në ora 00:00 pritet që listat e partive me emrat e kandidatëve të jenë të përmbyllura.

I kontaktuar nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka theksuar se edhe vetë ai dhe shumë emra të tjerë të PDK-së janë në pritje.

“Nuk e di ende a do të jem kandidat pasi ende nuk ka asgjë konkrete, presim deri ora 21:00 kur edhe pritet që Kryesia t’i bëjë të ditur emrat. Kryetari pra bashkë me Kryesinë janë duke bërë përpunimin e kësaj liste”, ka thënë Hasani.

Gjithashtu Hasani është shprehur se nuk e di nëse emri i tij do të jetë pjesë e listës pasi sipas tij është numër i madh i personave të cilët presin të jenë kandidatë nga radhët e kësaj partie.

Duhet përkujtuar që në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, Partia Demokratike e Kosovës do t’i futet garës bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë si dhe Nismën për Kosovën, koalicion ky i lidhur ditë më parë me kandidimin e liderit të AAK-së për kryeministër të vendit.

Be the first to comment

Leave a Reply