Gazetari Ramush Haradinajt: A e dini se PDK mund t’iu rrëzojë si LDK-në?

Kryetari i AAK-së dhe mandatari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj për herë të parë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me koalicionin me PDK-në.

Haradinaj këtë koalicion të paparashikueshëm e ka arsyetuar me faktin se Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit hyri paraprakisht në koalicion me LDK-në dhe nuk shkoi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Periskopi.

“Dikush nga opozita i dha përkrahje dikujt nga kampi i partive në pushtet. Opsionet mbetën të pakta. Ishim në situata që vendin do ta udhëheq dikush që ishte në pushtet”, tha para gazetarëve Haradinaj në një konferencë ku u prezantua aderimi i Arbër Vllahiut në AAK.

Sipas kryetarit të AAK-së, roli i partisë së tij për ndryshim do të ishte minimal po që se s’do të bënte koalicion me PDK-në.

“Roli ynë në ndryshim do të ishte minimal në këto raste pa këtë koalicion”, tha ai.

E kur u pyet për praktikat e PDK-së që t’ua rrëzojë qeveritë partnerëve të koaliconit, siç bëri me LDK-në, Haradinaj dha një përgjigje komike për gazetarin që parashtroi pyetjen.

“Unë ashtu jam, rrëzona, çona”, tha në fund Haradinaj në fund të konferencën. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply