Haradinaj tregon, ja pse hymë në koalicion me PDK-në

“Ne kemi dashur që ta lëmë qytetarin të vendosë se kush është përgjegjës për gjendjen dhe kush duhet ta nxjerrë nga kjo gjendje vendin. Por kombinatorika e orëve të fundit e bëri të pamundur këtë gjë, sepse një parti opozitare lëvizi”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sqaruar pse koalicioni AAK-NISMA vendosi që të bëjë marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka deklaruar se lëvizjet e orëve të fundit para mbylljes së afatit për koalicione e bënë të pamundshëm mbajtjen e qëndrimit se nuk do të bëjë koalicion as me PDK-në, as me LDK-në.

“Ne kemi dashur që ta lëmë qytetarin të vendosë se kush është përgjegjës për gjendjen dhe kush duhet ta nxjerrë nga kjo gjendje vendin. Por kombinatorika e orëve të fundit e bëri të pamundur këtë gjë, sepse një parti opozitare lëvizi. Si rrjedhim pozita jonë u minimizua dhe na u desh që të rishikonim të gjitha mundësitë”. /klankosova.tv

Be the first to comment

Leave a Reply