De Biasi komenton dy blerjet e Milanit: Njërin doja ta merrja te Shqipëria

Gianni de Biasi e ka pranuar se Milan ka bërë dy transferime shumë të mira për edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Milanit trashmë ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit të Villarealit, Mateo Musacchio dhe atij të Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi beson se Mialn ka bërë zgjedhje shumë të mira, pasi janë lojtarë shumë cilësor.

Madje, De Biasi ka thënë se Musacchion ka tentuar ta merrte të Kombëtarja shqiptare, për shkak të rrënjëve të tij shqiptare.

“Musacchi më pëlqen. E kam ndjekur dhe nga afër, i kam dërguar mesazhe, sepse ka prindër shqiptarë dhe doja ta afroja në kombëtare. Ndërsa Rodriguez më pëlqen shumë. Është zviceran, ka eksperiencë, karizëm dhe potencë fizike. Është një lojtar i gatshëm”, tha De Biasi për TV8.

Kujtojmë se Musacchio ka nënshtetësi argjentinase, por të parët e tij ishin arbëresh të Italisë.

Be the first to comment

Leave a Reply