Milaim Zeka e godet keq Isa Mustafën, e quan njeri me memorie të dëmtuar

Anëtari i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratave të Isa Mustafës i cili tha se PDK u dorëzua para një partie të vogël duke aluduar në AAK-në dhe Nismën.
Milaim Zeka e ka cilësuar Isa Mustafën njeri pa memorie pasi sipas tij ai i pari është dorëzuar qysh në fillim para PDK-së.

“Paska thane Isa Mustafa qe “PDK ja eshte dorezuar perpara nje partie te vogel”! Dukr qene nje njeri me memorie te demtuar, po ja perkujtoje elektoratit se: 1. Isa Mustafa eshte dorezuar qe ne fillim te mandatit te tije, perpara PDK se. Te gjithe e din se Isa Mustafa kurr nuk ka qene kryeminister!”, ka shkruar në facebook Zeka.

Madje ai ka thënë se njejtë është ‘dorëzuar’ edhe Ibrahim Rugova kur e zgjodhi Haradinajn për kryeministër.

“2. Edhe ish presidenti Rugova na qenka me keq se sa Kadri Veseli, ngase ai ishte i pari qe u “dorezua” perpara nje partie te vogel, edhe Ramush Haradinaj. Une mendoje qe Rugova, ashtu sikurse Kadria, e nuhaten momentin, dhe vepruan ne te miren e Kosoves. Krejte ne fund, edhe UÇK eja ishte e vogel, po para saje u dorezu Serbia”, ka thënë anëtari më i ri i Nismës për Kosovën.

“Koalicionit Aak-Nisma-Pdk, po o frikesohet Serbia, po edhe nje pjese e mekatareve te se kaluares!”, përfundon statusi në facebook i Milaim Zekës.

Be the first to comment

Leave a Reply