Rrëfehet Nexhat Daci: Ja si e kishte penguar Rugova Haradinajn që t’i bashkohet krahut të luftës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka rrëfyer për herë të parë letrën që Ramush Haradinaj i kishte dërguar atij që Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës në vitin 2004.

Daci ka thënë se Haradinaj i kishte dërguar një letër ku thuhej se nëse nesër nuk e prezanton Ibrahim Rugova koalicionin me AAK-në dhe Haradinajn për kryeministër ai do të i bashkohej krahut të luftës.

“Më dërgon mua një letër të ënjtën, dhe më thotë se në qoftë se nesër të premten në konferencën për shtyp nuk e pranon Rugova nominimin tim për kryeministër unë do të i bashkohem krahut të luftës”, rrëfen Daci.

Por Daci për letrën dërguar nga Haradinaj nuk i kishte treguar asnjëherë ish-presidentit e tëra që i kishte thënë është se ai ka informacione se Haradinaj do të i bashkohet krahut të luftës andaj duhet të zyrtarizohet qysh nesër Haradinaj për kryeministër.

“Unë i besova dhe i kërkoj menjëherë takim Rugovës sepse e kisha edhe afër, nesër duhet ta deklaroni koalicionin. Rugova tha se nuk do partia dhe qysh prof kaq shpejt. Unë i kamë informatat që ai do të shkoj në krahun e luftës”, i kishte thënë Daci Rugovës.

Daci ka rrëfyer se si kur ishte zyrtarizuar Haradinaj për kryeministër i kishin kërkuar ati që ai nuk mund të jetë kryeministër pasi ai pas pak do të shkoj në Hagë.

“Kur u nominua Haradinaj për kryeministër kanë ardhur prej Departamentit Amerikan të Shtetit në parlament tek unë njerëzit më të fuqishëm dhe më kanë thënë se nuk bënë, unë iu thash pse nuk bënë, thanë do të shkoj në Hagë, përgjigja ime ishte Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës”, rrëfen më tutje Daci në Personal të TV Dukagjinit.

Daci më tutje ka thënë se po nëse Haradinaj do të i bashkohej krahut të luftës do të ishte shumë keq për Kosovën në atë kohë pasi kishte kërcënime për luftë civile.

“Dhe do të bëhet keq sepse ndërkombëtarët prisnin një luftë civile vëlla vrasje dhe po mos të reagonim në atë mënyrë ne sigurisht luftë nuk do të kishte por kërcënimet kanë qenë dhe atëherë u bë koalicioni”, ka rrëfyer më tutje Daci.

Daci ka thënë se lufta në dukagjin dhe lufta e Haradinajt më ka ngjallur admirim ndaj tij për këtë arsyeje kemi marrë vendim që të bëhet kryeministër.

Be the first to comment

Leave a Reply