Ylli i Barcelonës ndalohet nga policia, kaloi limitet e shpejtësisë

Ylli i Barcelonës, Gerard Pique është ndaluar nga policia spanjolle, e cila i ka hequr 6 pikë nga patenta e shoferit. 30-vjeçari, i cili ka dy fëmijë me popstaren, Shakira teksa po ecte me një shpejtësi më të madhe se limiti i lejuar.

Pique në fakt i ka munguar disa ndeshje për shkak të një sëmundje ndërkohë që skuadra e tij vazhdon ende të ketë shpresa për titull në La Liga.

Megjithatë, nëse Real Madridi fiton takimin e fundit të këtij sezoni ndaj Malagas, shpresat e tyre të vogla do të shuhen përfundimisht.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply