Flet Policia: Ja çfarë ndodhi te selia e Nismës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim-sulmin që është bërë sonte tek selia e “Nisma”-s në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se rreth ores 22:21 eshte pranuar informata se nje person gjendet brenda rrethojave te nje objekti ne Rr.”Mujo Ulqinaku” ne lagjen Pejton Prishtine. Njesitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne nje person qe dyshohet te kete probleme mentale. I dyshuari është shoqëruar ne SP-Qendra. Sipas familjareve, personi me herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mentale. Rasti eshte duke u trajtuar sipas procedurave te metutjeshme policore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim e PK.

Be the first to comment

Leave a Reply