„Jam krenar që jam barazuar me Johan Cruyff“

Arjen Robben dje fitoi titullin e 10 kampional në karrierë dhe kështu tani është barazuar me legjenden Johan Cruyff

Bayerni dje festoi titullin e Bundesligas me Robben që shënoi në fitoren 4:1 ndaj Freiburgut.

„Unë jam shumë krenar që kam fituar 10 tituj kampional. Unë jam edhe më krenar që tani jam barazuar me Cruyff, legjenden e Holandës,“ ka thënë Robben.

Mesfushori holandez ishte pjesë e Real Madrid, Chelseat, PSV në të kaluarën, ku edhe aty nuk munguan trofetë.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply