Të rinjtë në një çati me prindërit, për shkaqe ekonomike

Numri më i madh i të rinjve në Kosovë jetojnë me prindërit. Varësia ekonomike dhe lidhja me familjarët i shtyn ata që të jetojnë nën një çati me prindërit.

Ata thonë se nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë për të jetuar të pavarur.

Vegim Dobra, student ka thënë se unë jetojë me familjen si shumica e kosovarëve në Kosovë.

Po ashtu edhe Leutrim Hajdari student ka treguar se jeton me familjen, ai ka thënë “se unë jetojë me familje, jam student në Prishtinë, mirëpo jetojë me familje.

Gjithashtu ai ka thënë se “gjendja ekonomike dhe ajo emocionale na bënë më shumë që ne mos të largohemi nga familja”.

Ndërsa studenti, Kastriot Mazreku, ka treguar se momentalisht jeton i vetëm në Prishtinë mirëpo në Preshevë jetojë me familje.

Studentët gjithashtu janë përgjigjur edhe në pyetjen se pse ata preferojnë të jetojnë me familje, studentja, Arjeta Gashi ka thënë se janë kushtet, afërsia me familjen dhe prindërit.

Mirëpo për Vegimin për të jetuar në familje thotë se si shoqëri jetojmë me shumë anëtar.

“Ne si kulturë e kemi pas gjithmonë të jetojmë në familje me një anëtar më shumë, mirëpo tash është bërë traditë nga Evropa që të jetohet vetëm burri dhe gruaja dhe ngushtohet rrethi familjarë”, ka thënë ai.

Një studente tjetër është shprehur se afërsia është ajo pse të rinjtë ende jetojnë me familje.

“Për mendimin tim afërsia është ajo që na mban jo kushtet ekonomike, por në disa raste i kisha përfshi te dyja, i kisha mendu të dy këto arsye si një arsye të vetme të kësaj”, ka thënë Mirjeta Hyseni, studente.

Mirëpo pavarësisht këtyre shumica prej të rinjve ende nuk e shohin vetën se janë të pavarur që të jetojnë vetëm.

Të rinjtë në Kosovë, ndërmjet moshave 18 dhe 27 vjeç, thonë se nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë e të jetuarit vetëm pa prindërit. Jeta me prindër thonë të rinjtë të ketë përparësi të mëdha.

Be the first to comment

Leave a Reply