United e Liverpool i prishin punë Chelseat për yllin e Monacos (Foto)

Manchester United dhe Liverpool kanë hyrë në garë për mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko

Paraqitjet e mira të mesfushorit, Tiemoue Bakayoko me Monacon, kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Chelsea i Antonio Contes është skuadra favorite për të nënshkruar me francezin, por ka konkurrencë shumë të fortë nga skuadrat tjera të Premierligës.

Bëhet fjalë për Manchester United dhe Liverpool, të cilat e duan Bakayokon, shkruan Daily Mail.

Chelsea tashmë ka bërë ofertë prej 55 milionë eurosh dhe nëse Unitedi e Liverpoolin e duan, atëherë duhet të paguajnë më shumë se londinezët.

Bakayoko këtë edicion me Monacon ka luajtur 50 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar një asistim.

Ai kontratë me Monacon ka deri në qershor të vitit 2019.

Be the first to comment

Leave a Reply