Zyrtare: Premierliga zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit (Foto)

N’Golo Kante është zgjedhur futbollisti më i mirë i edicionit 2016/17 në Premierligën angleze

Premierliga në bashkëpunim me EA Sport ka zgjedhur mesfushorin francez të Chelseat, N’Golo Kante si futbollistin më të mirë.

Francezi ka qenë i jashtëzakonshëm edhe këtë edicion, ku me Chelsean fitoi titullin e Premielrigës për edicionin 2016/17.

Lojtari ka thënë se ndjehet shumë i lumtur dhe ky është një nder i madh që i është bërë.

“Është nder i madh të shpallem lojtar i vitit me kaq emra të mëdhenj në futboll. Falënderoj të gjithë që votuan për mua”, tha Kante pasi pranoi çmimin.

“Punoj fort në stërvitje. Çdo herë tentoj të jap maksimumin dhe po punoj me lojtarë shumë të mirë. Kjo është arsyeja pse e kam fituar Premierligën dy herë”.

Kante titullin e Premierligës e kishte fituar edhe edicionin e kaluar me Leicester Cityn.

Be the first to comment

Leave a Reply