Isa Mustafa: PDK ishte ideatore e mocionit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, pak ditë pas rrëzimit të Qeverisë ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës e rikonfirmoi edhe një herë se është parti e kullave dhe dredhive.

Mustafa ka nënvizuar, mangësitë që po përshkojnë këtë proces zgjedhorë e që është mungesa e reformës zgjedhore.

Sipas të njëjtit, ata që bënë koalicion nën panik, pak para mesnatës, nuk ishin të interesuar për reformë, pasi ata donin ta çonin vendin në zgjedhje, duke e ditur që rënia e tyre është e madhe, ndaj po përpiqen të shpëtojnë çka mund të shpëtohet.

Kryeministri Mustafa ka thënë se PDK-ja i ka shkelur zotimet politike, të cilat i ka premtuar gjatë bërjes së koalicionit qeverisës me partinë e Mustafës.

Be the first to comment

Leave a Reply