LDK-ja e Gjilanit prezanton listën e kandidatëve të vet për deputetë

LDK-ja ende nuk  e ka bërë publike listën me emra të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovë,s për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ndërkohë, kryetari i degës së LDK-së, Lutfi Haziri, takoi  pasdite Shtabin Zgjedhor, Forumin e Gruas, Forumin e Rinisë dhe kandidatët për deputet nga radhët e kësaj partie, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani e Isa Agushi.

Siç njofton dega e LDK-së në Gjilan, në takim është vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, të cilit i prin Lutfi Haziri, ku u ndan detyrat e u hartuan dokumentet e shtabit: rregullorja e punës, struktura me përgjegjësitë e secilës njësi të shtabit.

Be the first to comment

Leave a Reply