Alarm për fluturat antistres: Po rrezikojnë jetën e fëmijëve (Video)

Spinner ose e qujtur ndryshe “flutura anti-stres” është një lodër, e cila çmendi botën që kur doli.

Këto lodra kanë si funksion menaxhimin e stresit, por diçka e tillë është kundërshtuar shumë nga psikologët, pasi këto flutura vazhdojnë të shiten në masë. Është një pajisje jo shumë e madhe, e cila përshtatet më së miri me dorën tuaj, ku pjesa qendrore mbështetet në gishtin tregues dhe në gishtin e madh, ndërsa tre pjesët tjera i rrotulloni në gjendje të lirë. Por ato janë bërë të rrezikshme edhe për jetën. Disa shkolla në SHBA e kanë ndaluar, ndërkohë që një nënë ka denoncuar se vajza e saj për pak sa nuk u mbyt gjatë një udhëtimi me makinë.

Be the first to comment

Leave a Reply