Roma zyrtarizon fanellat e reja, konfirmohen dy largime të mëdha (Foto)

Roma ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ardhshëm 2017/18

Skuadra e Romës ka publikuar fanellat e reja për edicionin 2017/18, të cilat do të vishen në ndeshjen lamtumirëse të legjendës Francesco Totti.

Roma do të pres Genoan në Olimpico të dielën, ku në rast të fitores do të siguronin pozitën e dytë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.

Fanellat e reja do të jenë me tradicionale verdh e kuq, të cilat prodhohen nga kompania Nike dhe në shitje dalin nga 25 maji.

Lojtari kryesor në prezantimin e fanellave ka qenë mesfushori Radja Nainggolan, çka tregon se ai nuk do të largohet, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave për të.

Në fotografi po ashtu janë edhe lojtarët tjerë si Kevin Strootman, Edin Dzeko, Mohamed Salah dhe Alessandro Florenzi.

Në anën tjetër, De Rossi nuk është pjesë e prezantimit të fanellave, çka rrit dyshimet se ai mund të largohet nga Roma, pasi ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk e ka vazhduar atë.

Be the first to comment

Leave a Reply