Gjest madhështor nga Yaya Toure

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, bashkë me agjentin e vet, do t’i ndajnë 100 mijë funte për viktimat e sulmit vetëvrasës në Manchester.

Në sulmin vetëvrasës në “Manchester Arena” u vranë 22 persona dhe u plagosen 64 të tjerë të hënën në mbrëmje gjatë një koncerti të pop yllit amerikan, Ariana Grande.

“Lajmi se një tetëvjeçare shkoi në koncert për ta parë këngëtaren e parapëlqyer dhe nuk u kthye më në shtëpi është i tepër për ta duruar,” ka thënë agjenti i Toures, Dimitri Seluk, raporton Sky News.

“Yaya dhe unë duamë të ndihmojmë. Kemi biseduar sot në mëngjes për atë çfarë ka ndodhur dhe ai më pyeti se çfarë mund të bëjmë. U pajtuam që t’i ndajmë secili nga 50 mijë funte për viktimat e këtij krimi të tmerrshëm,” ka thënë ai.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply