Selimi tregon se si Qeveria e Vetëvendosjes do ta anëtarësojë Kosovën në NATO

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje është duke folur në Klan Kosova për mënyrën se si Qeveria e Vetëvendosjes do ta anëtarësonte Kosovën në NATO.

Selimi tha se parakusht që Kosova t’i hyjë kësaj rruge është themelimi i Ushtrisë së Kosovës, si dhe rivendosja e raporteve me aleatët strategjikë, që sipas tij kanë shënuar regres, shkruan Periskopi.

“Ajo çfarë duhet të bëj Qeveria e Kosovës… Duhet ta rivendos raportin me aleatët strategjikë. Duhet të rivendos marrëdhënie me të gjithë faktorin ndërkombëtar. Të gjithë e dimë që ka pasur regres në raport me SHBA-na dhe NATO-n”, tha ai.

“Në vend që të kishte avansim, ka pasur regres.”

Sipas tij, rruga drej NATO-s kërkon vënieb e raporteve korrekte dhe konkrete me faktorët strategjikë.

“Gjithashtu edhe konsulta me faktorët e brendshëm që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Parakusht bazik është që Kosova të ketë ushtrinë e saj. Parakusht është që Kosova të ketë demokraci e liri, që Kosova nuk e ka”, theksoi ai. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply