Iniesta refuzon të hedhë poshtë largimin (Foto)

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk ka dhënë garanci për rinovimin e tij kur kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni.

33 vjeçari ka kaluar 21 vjet te klubi katalanas dhe më herët gjatë javës është lidhur me një transferim te Juventusi.

“Synimi im është të përfundoj kontratën dhe më pas do të bëj çka të dua”.

“Përtej kësaj, gjithmonë ka përgjegjësi në gjëra aty. Është në pyetje qasja ndaj të gjithave. Unë nuk po them nëse do të rinovoj ose jo”.

“Unë kam arritu në këtë situatë duke u bazuar në atë se si shkoi sezoni dhe se si gjërat kanë lëvizuar, ndërsa unë kam mësuar se si t’u qasem gjërave më seriozisht”.

“Unë tashmë kam thënë disa javë më parë se momentin që largohem nga Barca nuk do të mbarojë kontakti mes Iniestas dhe klubit. Ne do të kërkojmë gjithmonë diçka që është më e mira për të gjithë”, u shpreh Iniesta.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply