Mata e Herrera lavdërojnë Griezmannin, e ftojnë tërthorazi te Unitedi

Lojtarët e Manchester Unitedit, Juan Mata dhe Ander Herrera kanë grumbulluar lavdërime për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Dyshja spanjoll e Manchester Unitedit kanë folur për mediat spanjolle pas fitores në finalen e Ligës së Evropës të së mërkurës mbrëma ndaj Ajaxit dhe u pyetën për raportet që lidhnin francezin Griezmann me një transferim në Old Trafford.

“Griezmann është një lojtar i shkëlqyer, një fenomen. Ai është një yll dhe të gjitha ekipet në botë do ta duan atë”, ka thënë fillimisht Herrera për Cadena Ser.

“Megjithatë, Griezmann është ende një lojtar i Atletico Madrid dhe unë respektoj Atleticon dhe tifozët e tyre”.

“E kam thënë atë në të kaluarën, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, ai është në atë grup që mund të bëhet pasardhësi i tyre i mundshëm”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Edhe Mata gjithashtu foli për Cadena Ser pas fitimit të titullit të Ligës Premier.

“Kur isha në shkollë një gjashtë nga 10 ishte konsideruar mirë, unë do ta merrja atë. Griezmann është një lojtar i mrekullueshëm dhe më pëlqejnë lojtarët e mëdhenj. Ai është kualitativ. Shënon shumë gola”, ka thënë fillimisht Mata.

“Unë nuk e njoh atë, por ai duket si një person i mirë kështu… Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por sigurisht që ai më pëlqen”, përfundoi ish-mesfushori i Chelseat.

Be the first to comment

Leave a Reply