11 qershori do të sjell befasi në skenën politike (Video)

Fati i koalicioneve pas zgjedhore do të jetë një befasi e radhës në skenën politike për shkak të mbetjes peng të mos ratifikimit të demarkacionit, liberalizimit vizave, shndërrimit të FSK-së në ushtri dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analisti Bajrush Morina, mendon se këto zgjedhje nuk do të prodhojnë zgjidhje, pasi tek ne sistemi zgjedhor është i komplikuar dhe në këtë formë asnjëri nga tri grupacionet politike nuk do të mund ta fitoj shumicën absolute.

Ndërsa analisti politik, Ramush Tahiri, ka deklaruar se ironia e fatit do të jetë se pikërisht kundërshtarët politik do t’i rrumbullaksojnë marrëveshjet, përndryshe mund të kemi izolim ndërkombëtar nëse partitë nuk arrijnë dot konsensus.

Gjithashtu hulumtuesi nga Democracy Plus, Valmir Ismaili, nuk pret zgjidhje të shpejt nga asnjëri koalicion për t’i zgjidhur çështjet që kanë ngelur pezullur siç është demarkacioni dhe liberalizmi i vizave.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Be the first to comment

Leave a Reply