Analisti thotë se ky koalicion do t’i fitojë zgjedhjet

Panelisti i Analizës Zgjedhore në Klan Kosova, Dardan Gashi, duke analizuar fushatat e partive politike në Kosovës, ka thënë se tashmë është e sigurt se koalicioni i madh që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj do të dalë fitues në zgjedhje.

“PDK-AAK-Nisma pak a shumë jemi të sigurt që do të jetë koalicioni fitues”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

Analistët e tjerë, Petrit Zogaj, Ilir Mirena e Astrit Gashi, kanë analizuar edhe rolin e Nismës për Kosovën në koalicionin e madhe dhe faktin që Fatmir Limaj s’po del të bëjë fushatë bashkë me Ramush Haradinajn e Kadri Veselin.

Petrit Zogaj u shpreh që do të ishte mbase edhe e pakuptimtë që edhe Limaj të bëjë fushatë bashkë me Haradinajn e Veselin, pasi është e panevojshme që kjo treshe liderësh të takohen me grupe njerëzish që s’janë më shumë se 20-30 veta.

 

Be the first to comment

Leave a Reply