Fjalët e fundit që kamikazi i tha nënës së tij para se të bënte masakrën në Manchester

Ngjarja e rëndë që tronditi Britaninë e Madhe të martën që lamë pas, vazhdon ende të nxjerrë të vërteta të dhimbshme për adoleshentët që humbën jetën, por jo vetëm.

Sipas Daily Mail, kamikazi që ekzekutoi 22 të rinj, përpara se të bënte aktin makabër, telefonoi fillimisht nënën e tij shkencëtare. Salman Adebi, telefonoi të ëmën dhe i tha thjesht “më fal”.

Daily Mail shkruan se nëna e Abedit ishte shumë e frikësuar pasi djali i saj ishte radikalizuar, dhe disa herë kishte vënë në dijeni autoritetet.

Ajo gjithashtu është shprehur se Abedi, ishte larguar nga dasma e vëllait të tij, pasi nuk dëgjonte këngë perëndimore. Familja e 22-vjeçarit, kishin informuar autoritet se djali i tyre ishte bërë i rrezikshëm.

Be the first to comment

Leave a Reply