Pacolli: Më kërcënuan që të mos hyjë në LDK

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se ka vendosur drejtë kur u bashkua me LDK-në.“Nuk kam pasur frikë kur kam vendosur që të bashkohem me LDK-në”, tha ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se është kërcënuar për të hyrë në koalicion me partinë e Isa Mustafës.

“Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyjë me LDK-në”, tha ai.

I pyetur se a është kërcënuar nga PDK dhe nga Hashim Thaçi për bashkim me LDK-në, ai tha se për këtë “Nuk kam koment”.

“Ecim përpara”, ishte përgjigja e Pacollit, pas insistimit të gazetarit të KTV-së.

Be the first to comment

Leave a Reply