Shkaku i komandantëve, përplasën Xharra e Ahmeti

Analisti dhe gazetari Arben Ahmeti konsideron se Partia Demokratike e Kosovës është parti e komandantëve.

Sipas Ahmetit, në këtë parti vendimet i marrin vetëm komandantët.  “PDK-ja është parti e komandatëve. Aty në fund vendosin komandantët”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarës së kësaj partie, Arbana Xharra e cila kërkoi nga ai që tia argumentoi një gjë të tillë.

“Kallxom bre ku je duke e parë?”, pyeti Xharra.

Pas kësaj, Ahmeti u përgjigj se në listën zgjedhore të PDK-së, bën pjesë edhe djali i komandatit, duke aluduar tek Mergim Lushtaku, djali i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. “Brenda listës e ke djalin e komandatit. Mos ma bëjë të mirë ti PDK-në”, ka thënë ai. Ende pa përfunduar përgjigjen e tij, ka reaguar Xharra duke thënë se një situatë e tillë është edhe tek LDK-ja. “Nuk po ta bëjë por edhe në LDK e ke vajzën e ish-presidentit”, tha ajo në Debat D Plus të RTV Dukagjinit.

Ahmeti, sërish ju ktheu asaj duke i thënë se brenda listës zgjedhore mungojnë njerëz me duar të pastërta. Problemi është se njerëzit e mirë sot nuk janë në listë”, u shpreh ai. Më tej, Ahmeti deklaroi se ish-gazetarja Xharra para se të aderoi në PDK ka kontribuar në themelimin e Alternativës, nismë kjo që drejtohet nga kryetarja e Komunës së Gjilanit, Mimoza Kusari. “Jo vetëm unë, por edhe Lumiri ka punuar në themelimin e Alternativës, dhe ke thënë se nuk kaloi në këtë parti sepse Mimoza mund t[i bashkohet PDK-së”. tha ai.

Be the first to comment

Leave a Reply