Zyrtare: Unitedi blindon Valencian (Foto)

Antonio Valencia ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United.

Anësori kolumbian ka qenë një nga figurat e shquara që nga transferimi i tij te Djajtë e Kuq në epokën e Sir Alex Fergusonit.

Valencia pastaj ka qenë një pikë referuese edhe për trajnerë e ardhshëm si David Moyes, Louis Van Gaal dhe së fundmi Jose Mourinho, i cili e pëlqen shumë futbollistin.

Mourinho, i cili para disa muajve e ka cilësuar si mbrojtësit më të mirë në botë për krahun e djathtë, ka bërë hapin e radhës duke ia vazhduar kontratën.

“Man United konfirmon se Antonio Valencia ka nënshkruar një zgjatje dy vjeçare të kontratës me klubin, me opsion zgjatje edhe për një vit”, shkruan në njoftimin e Djajve të Kuq.

Ndryshe, Valencia është transferuar në Old Trafford në vitin 2009, dhe që nga ajo kohë ka bërë 204 paraqitje.

Image

 

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply