Raiola flet rreth të ardhmes së Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic ka shumë oferta për të vazhduar karrierën e tij larg Manchester Unitedit, sipas agjentit të tij Mino Raiola.

Sulmuesi suedez, 35 vjeç, iu nënshtrua operacionit në fillim të këtij muaji për të riparuar ligamentin e gjurit të shqyer në prill kundër Anderlechtit në Ligën e Evropës.

Duke u përballur me një pushim gjashtë deri në nëntë muaj dhe me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, ka pasur sugjerime që Ibrahimovic mund të vendos të përfundoj karrierën.

Megjithatë, Raiola ka insistuar se Ibrahimovic do të luajë të paktën edhe një sezon dhe ka të ngjarë të qëndrojë në Evropë – edhe pse nuk ka asnjë garanci se ai do të mbetet në Unitedi.

“Nuk e di nëse do të qëndrojë në Manchester United, shumë klube e duan atë”, ka thënë fillimisht Raiola për Sky.

“Ibrahimovic sigurisht se do të luajë për një tjetër sezon ose ndoshta dy. Do të flasim për të ardhmen e tij me United”.

“Ai ka shumë oferta, sigurisht që do të qëndrojë në Evropë”, përfundoi agjenti i njohur.

Ibrahimovic shënoi 28 gola në 46 paraqitje në sezonin e tij të parë me Djajtë e Kuq, duke u bërë një figurë kryesore për ekipin e Jose Mourinhos.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply