Therret me thikë një person në Vushtrri

Një person  e ka therrur me thikë një person tjetër gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Shemsi Istrefi” në Vushtrri për shkaqe ende të panjohura.

Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për të arrestuar, transmeton Klan Kosova.

Be the first to comment

Leave a Reply