Vajza e Paul Walker tash është rritur dhe është bërë një femër e bukur (Foto)

Paul Walker e admironte vajzën e tij Meadow. Ylli i “The Fast and the Furious” ishte i marrosur pas saj dhe madje kishte një tatuazh me emrin e vajzës.

Mjerisht, aktori vdiq në një aksident kur Meadow ishte 15 vjeçe dhe nuk iu dha mundësia që ta shihte atë duke u shndërruar në një femër të bukur.

Meadow Walker lindi në vitin 1998 dhe ajo u bë e njohur për fansat e Paul, pasi ai e përmendte thuajse në secilën intervistë.

Edhe pse nëna e vajzës, Rebecca Soteros, nuk jetonte me aktorin, ajo ia kishte besuar kujdestarinë e plotë atij.

Walker e konsideronte vajzën e tij si shoqen më të mirë dhe përpiqej ta kalonte të gjithë kohën e lirë me të.

Meadow tash është 18 vjeçare dhe në bazë të fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ajo është shndërruar nga një vajzë e këndshme në një femër të bukur.

Ajo tashmë ka fansat e saj, të cilët po e ndjekin në rrjetet sociale për të mësuar më shumë nga jeta dhe arritjet e saj.

Megjithëse, Meadow vazhdon ta vuajë humbjen e babait, ajo ka filluar dalëngadalë që ta shijojë jetën duke udhëtuar shumë dhe duke bërë një jetë aktive./BS

Image

Be the first to comment

Leave a Reply