Biznesmeni që kandidon për deputet shpërndan ndihma pak ditë para zgjedhjeve (Foto)

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për deputet, Gani Dreshaj ka shpërndarë ndihma me artikuj elementarë përmes kompanisë së tij “Sinalco”, siç thotë ai, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Por, këto ndihma vinë piërisht në kohën kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para zgjedhjeve të 11 qershorit, ku ai garon për deputet.

“Me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit sot kompania “Sinalco” me pronar Gani Dreshaj ka bërë dhurimin e gjërave elementare për familjet në nevojë. Ne do të përpiqemi që të trajtohemi të gjithë njësoj, që secili të ketë kushtet elemenare për jetë, që në secilën familje të ketë buzëqeshje. Iftar të këndshëm për të gjithë agjëruesit”, ka shkruar Dreshaj në lllogarinë e tij në Facebook.

Anëtari i AAK-së nga Istogu, Gani Dreshaj ishte edhe një ndër biznesmenët që ndihmoi në mënyra të ndryshme Ramush Haradinajn, gjatë kohës sa ai qëndroi në paraburgim në Francë. /Periskopi/

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply