Kessie, nesër për teste mjekësore te Milani?

Sipas medieve italiane, mesfushori i Atalantas, Franck Kessie do të ketë nesër testet mjekësore te Milani.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka qenë shumë i lidhur me Rossonerët për disa javë dhe besohet se tashmë ka një marrëveshje për të që të kaluar në San Siro.

Sipas asaj që raporton sonte (e hënë) Sky, Kessie do të jetë të martën në mëngjes në Milano për të kryer testet mjekësore, përpara se të nënshkruajë zyrtarisht me kuqezinjtë.

Mateo Musacchio tashmë ka kryer testet mjekësore dhe ka vizituar Casa Milanin, edhe pse transferimi i tij nuk është bërë ende zyrtar, kështu që duket se Kessie do të bëhet nënshkrimi i dytë i epokës së re të Milanit.

Për mesfushorin e talentuar ishin të interesuar edhe Roma, Interi dhe Juventusi.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply